Dua Lipa shkëlqen në “Grammy Awards”

  • 27 January 2020 - 09:09
Dua Lipa shkëlqen në “Grammy Awards”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është një prej vajzave shqiptare, ku me suksesin e saj të madhe, ka arritur në kulmin e saj të karrierës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Dua, së fundi ka qenë e pranishme në ceremoninë  e “Grammy Awards” 2020, që u mbajt në Los Angeles, ku ka shkëlqyer me veshjen e saj të bardhë.

Edhe kësaj rradhe, këngëtarja shqiptare është shfaqur me një stil interesant dhe mjaft unik.

Lipa, kishte të veshur një fustan të bardhë të gjatë, e cila ishte e ndarë nga pjesa e sipërme.

Ajo po ashtu ishte e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Vlen të cekët se, ndër vite Dua ka hite të shumta që ndëgjohen nga fansat e saj dhe nga publiku i gjerë.

Dua, është shëndrruar një prej këngëtareve më favorite nga e gjithë bota.

(Kosova Sot Online)