Adelina feston ditëlindjen, kështu e befasuan

  • 11 February 2020 - 14:05
Adelina feston ditëlindjen, kështu e befasuan

Ajo sot ka një ditë të veçantë.

Këngëtarja Adelina Berisha po e feston ditëlindjen, e këtë gjë kësaj radhe po e bën në Amerikë, aty ku po qëndron tash e sa ditë.

Në SHBA, bukuroshja bashkë me nënën e saj po qëndron te motra, Dafina, e cila ka vite që jeton atje.

Dafina dhe bashkëshorti që nga ndërrimi i datave, e kanë befasuar Adelinën me një ëmbëlsirë interesante.

Po ashtu, këngëtarja Berisha ka pranuar një mori urimesh në adresën e saj nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Këtë vit, Adelina po feston edhe njëherë e mbushur me suksese në karrierë.

Për të, urojmë edhe shumë vite tjera të lumtura.

(Kosova Sot Online)