Incidenti “hot” i modeles ruse, veshja e saj i tregon të pasmet

  • 21 February 2020 - 16:28
Incidenti “hot” i modeles ruse, veshja e saj i tregon të pasmet

Supermodelja, Irina Shayk, është padyshim një femër shumë e zënë me punë, por ajo gjen edhe kohën për t’u argëtuar.

Nëna e një vajze, ka marrë pjesë së fundmi në festën e organizuar pas “Brit Awards”, e sigurisht që nuk kaloi pa u vënë re.

E shoqëruar nga drejtuesi “Burberry” dhe miku i saj, Riccardo Tisci, Shayk dukej mjaft elegante me veshjen që kishte zgjedhur.

Me një këmishë me kristale, këpucë me taka dhe bizhuteri të shumta e të ndryshme, Irina bëri që sytë të ishin nga ajo. Gjithashtu kishte zgjedhur një make-up të lehtë dhe flokët e lëshuara.

Por përveç pamjes së kuruar, paparacët kanë arritur të kapin edhe një incident “hot” të modeles bukuroshe. Teksa ajo po hipte në makinë, ka zbuluar më shumë seç duhet, të pasmet.

(Kosova Sot Online)