Dhurata dhe Azet sjellin projektin e ri

  • 28 February 2020 - 11:41
Dhurata dhe Azet sjellin projektin e ri

Ka kohë që e kanë paralajmëruar, madje, kënga u doli edhe ilegalisht në rrjetet sociale.

Dhurata Dora dhe Azet gjatë mesnatës kanë publikuar këngën e re e cila ishte  e pritur nga publiku pas performancës së tyre javë më parë.

Kënga e titulluar ‘Lass Los’ gjen të dy këngëtarët shqiptar të interpretojnë në gjuhën gjermane.

Në videon e mëposhtme mund ta gjeni me klip duetin e ri me Dhurata Dorës dhe Azet ‘Lass Los’.

(Kosova Sot Online)