Loredana merr çmimin e rëndësishëm dhe prek me fjalët për familjen: Babi punonte në ndërtim, ndërsa mami rriti 10 fëmijë

  • 01 March 2020 - 08:28
Loredana merr çmimin e rëndësishëm dhe prek me fjalët për familjen: Babi punonte në ndërtim, ndërsa mami rriti 10 fëmijë

Loredana Zefi njihet tashmë për sukseset e saj ndërkombëtare. Reperja mbrëmë ishte pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve “Swiss Music Awards” ku edhe u shpërblye me “Best Breaking Act”. Pasi u ngjit në skenë, ajo mbajti edhe një fjalim prekës. “Babai im ka punuar në ndërtim për 30 vite, kurse mami ka rritur 10 fëmijë. Ne jemi 10 fëmijë dhe është mrekulli.

Mami është në shtëpi tani dhe nuk erdhi sepse ka frikë nga coronavirusi, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes i kam këtu. Dua t’i them që jam shumë e lumtur. Unë tani mund të shkoj ku të dua me para, por nuk është stili im. Do mbaroj fjalimin dhe do marr rrugë të gjatë për në shtëpi ku jam gjithmonë e lumtur. Faleminderit”, u shpreh ajo. Në sallë përveç familjes ishte dhe reperi Zuna, me të cilin përflitet prej kohêsh që ka një  lidhje.

(Kosova Sot Online)