Loredana befason të gjithë me këngën e re , “Mozzik, je babai i vajzës sime”

  • 06 March 2020 - 11:44
 Loredana befason të gjithë me këngën e re , “Mozzik, je babai i vajzës sime”

Loredana përfshin Mozzik, Hanën dhe Zunan në videoklipin e këngës më të re, Angst.

Pak ditë më parë, Loredana lajmëroi me anë të një postimi në rrjetet sociale se kënga e radhës do të shkaktonte sërish zhurmë në rrjet.

Reperja ka publikuar pak orë më parë, projektin e saj më të fundit muzikor, në të cilin duket se ka zgjedhur të përmendë emrin ish-partnerit të saj, Mozzik.

“Dhe për Mozzikun, ti je babai i vajzës sime, kështuqë lini komentet tuaja tani! Nuk do e tërhiqja kurrë babain e fëmijës tim në pisllik, sepse ka gjëra si prindërimi dhe respekti. Unë nuk po shes askënd për famë”, ka shkruar Loredana krah videos më të fundit në ‘Instagram’.

Ndërsa pjesë të videoklipit, Loredana ka zgjedhur të bëjë jo vetëm Mozzikun me Hanën në krahë, por ka inskenuar dhe një moment krah reperit Zuna, për të cilin është komentuar gjerësisht në media. Në këtë forme reperja ka hedhur poshtë çdo lajm që ka qarkulluar në media deri më tani.

Me siguri pas këtij momenti, fansat janë shumë kureshtarë rreth qëndrimit dhe reagimit të reperit të njohur, Mozzik.

 

(Kosova Sot Online)