Nëna kishte urdhëruar vrasjen e saj: Lexoni 6 fakte për Leze Qenën

  • 28 March 2020 - 18:15
Nëna kishte urdhëruar vrasjen e saj: Lexoni 6 fakte për Leze Qenën

Aktorja e madhe Leze Qena, ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare në Prishtinë.

Lezja vjen nga Prizreni, nga një familje krishtere shumë besimtare, prandaj edhe martesa e saj me aktorin Xhevat Qena i prishi pak raporetet e saj me familjen, sidomos nënën e saj që nuk e pranonte atë, për shkak se ai nuk besonte në Zot.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e saj, kemi përzgjedhur disa gjëra nga jeta, që ndoshta s’i keni dëgjuar:

1. Nëna e Lezës, ka qenë shumë kundër që ajo të bëhej aktore, madje kur ajo i ka treguar se ka vendosur tashmë për të ardhmen e saj, ajo i ka thënë Lezës ‘më mirë të këndosh nëpër kafene, sesa të bëhesh aktore në Prishtinë’.

Lezja me Xhevatin

Nëna e Lezes ka urdhëruar vrasjen e saj, dhe të burrit të saj Xhevatit.

Nëna e saj ka urdhëruar kushërinjtë t’ia vrasin bijën bashkë me të dashurin Xhevatin, të cilin deshi ta merrte edhe për burrë. Leze Qena dhe Xhevati kanë shpëtuar nga vdekja atëherë kur kushërinjtë e nënës së saj i janë drejtuar babait të Lezës për ta marrë konfirmimin për t’i vrarë dhe ai nuk ka pranuar. Pas një kohe Xhevati është bërë dhëndrri më i dashur i familjes.

3. Herën e parë që Xhevati e ka parë Lezen, i ka thënë se ti do të jesh gruaja ime. Madje as emrin nuk ia ka ditur kur i kishte thënë këto fjalë.

4. Lezja ka qenë balerinë, para se të bëhej aktore, dhe ndër ëndrrat e saj më të mëdha ka qenë të bëhej një balerinë profesionale, por për arsye financiare nuk e ka vazhduar këtë profesion, dhe ka vazhduar me aktrimin, i cili nuk i kushtoi sa baleti.

5. Leze Qenën në shumë role e kemi parë me aktorin Adem Milullovci. Roli i parë i tyre, ka qenë një rol kur ai duhej ta përqafonte Lezën në prani të Xhevatit, dhe duke mos guxuar të bëj atë ka kërkuar nga regjisori ta largojë Xhevatin nga skena dhe ta përfundoj skenën.

Lezja me Adem Mikullovcin

6. Leze Qena shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 60 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

(Kosova Sot Online)