“S’duhet të jemi egoistë por të mendojmë për të tjerët”- Adelina Tahiri humb të afërmin nga koronavirusi dhe jep mesazhin: E përjetuam shumë keq

  • 02 April 2020 - 13:01
“S’duhet të jemi egoistë por të mendojmë për të tjerët”- Adelina Tahiri humb të afërmin nga koronavirusi dhe jep mesazhin: E përjetuam shumë keq

Adelina Tahiri prej tre javësh është izoluar së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Këngëtarja rrëfeu se e mori seriozisht situatën që në fillim në ndryshim nga të afërmit e saj që mendonin se virusi nuk ishte asgjë për tu shqetësuar.

Ndërsa tregoi se shoku i bashkëshortit të saj humbi jetën në Greqi nga COVID-19 dhe se e përjetoi keq këtë ngjarje.

Këngëtarja bëri apel që njerëzit të mos tregohen egoistë por të mendojnë edhe për të tjerët.

“Kemi 3 javë në izolim. Një javë para të tjerëve sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thonin nuk është gjë. Ne humbëm një të afërmin tonë që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Ai ishte në Greqi është shok shumë i mirë i bashkëshortit tim.

Para dy muajsh ishim për darkë dhe nuk e prita. Po nga koronavirus humbi jetën. Fillova të frikësohem më shumë. Kur e përjeton tek ndonjë i afërm e përjeton më keq sepse mendon se rrezikohemi të gjithë. Askush nga ne nuk e di se cfarë organizmi kemi, cfarë imuniteti kemi dhe se si do ta prekë atë. Nuk duhet të jemi egoistë, por të mendojmë për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth nesh dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve jo vetëm për të mirën tonë,”– tha Adelina në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”.

(Kosova Sot Online)