Si gjithmonë ndryshe, Kastro Zizo i surprizon të gjithë me albumin “Karantina”

  • 04 April 2020 - 14:10
Si gjithmonë ndryshe, Kastro Zizo i surprizon të gjithë me albumin “Karantina”

Në ditë të vështira si këto, shumë personazhe kanë zgjedhur të publikojnë këngët e tyre për t’i dhënë pak energji të mirë çdokujt që po qëndron në shtëpi. Edhe Kastro Zizo ka bërë të njëjtën gjê, por si gjithmonë në mënyrën e tij speciale. Kastro ka publikuar albumin e tij të fundit, të titulluar “Karantina”.

“Ne keto kohe te zymta dua tju dhuroj perjetimet e mia te thella apo cekta qofshin!

Nje pune qe e vlersoj shume dhe qe nuk do behej dot pa talentin VINSMOKER qe ne menyre telepatike u kuptuam nga shtepite perkatese. Falenderim i madhe per coverin shokut tim te vjeter Besmir Limani. Nje falenderim i madhe shkon per punen grafike dhe montazhin per Mentor Selmani. Nje falenderim i madhe per kompanine qe do menaxhoje cdo tingull ne internet LOUDCOMMEDIA. Pa ju ” Karantina ” nuk do te ishte e mundur”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Si çdo herë tjetër, Kastro i ka befasuar të gjithë me zgjedhjet e tij ndaj të shumtë janë kureshtarët që kanë pritur me pa durim “Karantina”.

(Kosova Sot Online)