Ditëlindje në kushte karantine! Ja si e priti Dafina Zeqiri 31-vjetorin

  • 14 April 2020 - 10:21
Ditëlindje në kushte karantine! Ja si e priti Dafina Zeqiri 31-vjetorin

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila feston ditëlindjen!

Dafina mbush plot 31 vjeçe dhe në një postim të fundit në Instagram, ka treguar sesi e ka pritur ditëlindjen e saj në kushte karantine.

Pak para se akrepat e orës të shënonin 00:00, Dafina ka qenë duke bërë stërvitje për të ruajtur format e saj të hatashme.

Këngëtarja ka publikuar më pas një foto kur ka qenë e vogël në Instastory, së bashku me ditën e lindjes.

Ndërsa në Instagram, Dafina ka pritur mesnatën për të publikuar një video me momentet më të këndshme nga koncertet dhe jo vetëm, që kanë lënë vend në memorien e saj për 2019-n.

Ndonëse pamjet me gjysmën e saj nuk mungonin, duhet të themi se lidhja me Dj Geek, ka shenjuar 30-vjetorin e këngëtares, pasi për herë të parë ajo konfirmoi romancën me të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë ë ë ë ë 31!

A post shared by ë ë ë ë ë ë (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)