Wow! Pas Adele, Dua Lipa është këngëtarja e parë që arrin këtë super sukses

  • 21 April 2020 - 10:41
Wow! Pas Adele, Dua Lipa është këngëtarja e parë që arrin këtë super sukses

Dua Lipa është kthyer në një ndër emrat më të lakuar të muzikës në mbarë botën dhe suksesi i saj vjen në rritje dita-ditës.

Këngëtarja shqiptare na ka bërë krenarë të gjithëve me talentin dhe arritjet e saj, ndërsa këngët e Duas dëgjohen në mbarë botën.

Albumi i fundit i këngëtares, i titulluar “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm.

Madje, ky album po qëndron prej javësh në vendin e parë në “Top Charts”, diçka që e kishte arritur vetëm këngëtarja Adele me albumin “25”.

Këtë sukses e ka ndarë vetë Dua në Instagram, tepër e lumtur për arritjet e saj.

Shumë analistë të muzikës e kanë konsideruar këngëtaren shqiptare gjithashtu si kanditate për një seri çmimesh “Grammy” këtë vit, duke vlerësuar në maksimum talentin dhe punën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)