Astrit Stafai për nënën: I pikëlluar, por gjithmonë krenar me ty, e për ty

  • 03 May 2020 - 11:03
Astrit Stafai për nënën: I pikëlluar, por gjithmonë krenar me ty, e për ty

Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ikona e muzikës Shahindere Bërlajolli -Stafaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur, djali i këngëtares - instrumentisti i njohur Astrit Stafai

Sot, më 3 maj 2020, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë nëna ime Shahindere Bërlajolli-Stafai. Shanka e ime iku në paqe, e qetë dhe pas një beteje të gjatë me sëmundjen që përfundimisht i mori jetën, ka shkruar Stafai.

Ky është postimi i plotë;

Të dashur miq,

Sot, më 3 maj 2020, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë nëna ime Shahindere Bërlajolli-Stafai. Shanka e ime iku në paqe, e qetë dhe pas një beteje të gjatë me sëmundjen që përfundimisht i mori jetën. Shanka, ishe dhe do të mbesësh ikonë e paharrueshme e kangës shqipe dhe person shumë i dashur nga i gjithë populli, të cilin e doje e të donte aq shumë, shkruan gazeta 'Kosova Sot Online'.

I pikëlluar, por gjithmonë krenar me ty, e për ty.
Ne do të takohemi në amshim, e tash shko e qetë te babi, e tek të gjithë artistët meritorë të popullit që na kanë lënë.

U prehsh në paqe, e qoftë i përhershëm kujtimi për ty.

(Kosova Sot Online)