Tuna kthehet pas në kohë me këto foto

  • 07 May 2020 - 10:01
Tuna kthehet pas në kohë me këto foto

Këngëtarja e njohur, Tuna duket se ka nisur të shfletojë albumet e vjetra dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa nga pozat e saj profesionale ndër vite. Artistja shfaqet mjaft e kuruar në të gjitha postimet, me ‘look-un’ mjaft ekstravagant dhe modern.

Në fotot e publikuara në ‘Instastory’, Tuna shfaqet e kuruar deri në detaje dhe me siguri këto pamje e kanë kthyer pas në kohë.

Me siguri sapo karantina të mbarojë Sejdiu do kujdeset të realizojë një tjetër set fotografik, ndonëse vetëm pak ditë më parë ajo ndau fotot më të ëmbla në 3-vjetorin e djalit të saj.

(Kosova Sot Online)