“Do të dua me gjithë zemër deri në frymën e fundit”- Në ditën e lindjes, Sabri Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura bashkëshortes: Nuk mundem të…

  • 12 maj 2020 - 15:45
“Do të dua me gjithë zemër deri në frymën e fundit”- Në ditën e lindjes, Sabri Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura bashkëshortes: Nuk mundem të…

Sabri Fejzullahu nuk ndal së treguari dashurinë e madhe qe ka për bashkëshorten e tij Nerën.

Këngëtari i ka bërë një urim emocionues në ditën e lindjes dhe këto janë fjalë që çdo grua do dëshironte ti dëgjonte.

Ai i premtoi se do e dojë me gjithë zemër deri në frymën e tij të fundit.

“Me i zbritë Yjet prej qielli per Ty nuk mundem. Me të dasht’ me loçkë të zemrës deri ne frymen e fundit kam me te dasht!ë tjera qysh na e don zemra. Lali yt,”– shkroi këngëtari.

Çifti i njohur u nda për shkak të karantinës pak kohë më parë. Nera mbeti në Amerikë tek vajza e saj ndërsa Sabri në Kosovë me djalin, Ermalin.

Gjatë periudhës që ajo ishte larg Sabriu tregoi sa mall ndjente për të duke thënë se nuk mund të qëndronte më larg saj.

“Nuk e kam të lehtë sepse mi di dhimbjet, hallet, ma di shpirtin. Po aq shumë më merr malli për të  dhe më mungon shumë. Por çfarë të bëjmë. Kryesorja është të jemi të gjithë mirë me shëndet, kjo është primarja. Ajo e ka ditur gjithmonë se çfarë më duhet mua. Më jep dashuri përmes veprimeve të saj që bën për mua, unë i jap dashuri me fjalë më shumë. Kurrë në jetë nuk kam thënë gjë keq, e kam jetë, kemi 40 vite bashkë. Më mungon në çdo gjë, më mungon në çdo. Sot më dërgoi një foto dhe u përmallova, i thashë ti je nuri i bukurisë. Po më rrëshkiti dhe loti në faqe. Me del loti edhe nga gëzimi, nga nostalgjia dhe dashuria, për dikë që e ke frymë, motiv, çdo gjë edhe pse jam i rrethuar nga nipi dhe mbesat,”- tha ai në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”.

Por të dy u bashkuan, me kthimin e Nerës nga SHBA. Këngëtari shprehu lumturinë për ribashkimin e tyre duke shkruar në rrjetin social: “Jam shume i lumtur qe teë kam praneë! Nga ky moment fillon vetekarantinimi.”

(Kosova Sot Online)