Pas aksidentit fatal të Kobe Bryant, flet vëllai i pilotit

  • 13 May 2020 - 08:31
Pas aksidentit fatal të Kobe Bryant, flet vëllai i pilotit

Vëllai i pilotit që drejtonte helikopterin që i mori jetën 9 njerëzve, përfshi këtu legjendën e NBA-së, Kobe Bryant, ka dhënë së fundmi një deklaratë, ku thotë se faji ishte gjithashtu i pasagjerëve.

Nisur nga hetimet dhe dokumentat zyrtare, ai thotë se pasagjerët janë treguar neglizhentë gjatë udhëtimit të tyre.

Në dokumentin e firmosur edhe nga Vanessa Bryant, thuhet se pasagjerët e dinin rrezikun në të cilin ishin përfshirë.

“Kjo neglizhencë ishte faktori kryesor që çoi në një dëm kaq të madh, për të cilat ky i pandehur (piloti) nuk mban përgjegjësi.”

Të gjithë, përfshi këtu Kobe, e dinin mirë se kushtet e asaj dite nuk ishin të favorshme për të udhëtuar, por pavarësisht kësaj ata pranuan të fluturonin.

Edhe kompania përfaqësuese e helikopterit është përgjigjur në gjykatë ditën e hënë duke thënë se Bryant ishte në dijeni të kushteve dhe rreziqeve potenciale, por gjithsesi, nuk ishte faji i askujt për aksidentin. Ata e quajtën ngjarjen si “vullnet të Zotit”.

Helikopteri u përfshi në një aksident fatal më 26 janar, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Mes 9 viktimave, humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gigi teksa udhëtonin për të parë një ndeshje basketbolli për të rinj.

(Kosova Sot Online)