Lihet i lirë ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt! U denoncua nga i vëllai për dhunë

  • 14 May 2020 - 14:41
Lihet i lirë ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt! U denoncua nga i vëllai për dhunë

Mentor Hadërgjonaj, ish-bashkëshorti i këngëtares Arbërije Hadërgjonaj është lënë i lirë një ditë pas arrestimit për akuzën e dhunës në familje.

Gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”, për 52-vjeçarin i cili kishte 7 ditë në kërkim pas akuzës së ngritur nga i vëllai.

Adem Hadërgjonaj ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Sipas raportimeve ai kishte shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

“Ata (i vëllai dhe miku që e shoqëronte S.K.) më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambienteve. Më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë”, dëshmoi vëllai i tij në polici.

Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Ai ka qenë edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila u martua me Mentorin kur kishte vetëm 16 vjeçe.

Pasi ish- burri i saj kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale, ata u ndanë në vitin 2007.

Image

(Kosova Sot Online)