“Nuk kisha ditur me kërku më shumë”, Nora Istrefi i dedikon këto fjalë dashurisë më të madhe të saj

  • 16 May 2020 - 10:49
“Nuk kisha ditur me kërku më shumë”, Nora Istrefi i dedikon këto fjalë dashurisë më të madhe të saj

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ka ndarë së fundmi disa foto të ndryshme në llogarinë e saj duke treguar se si e ka pritur ditëlindjen e vajzës së saj, Renee.

“Urime ditëlindja dashuria e jetës së mamit. Nuk po më besohet që i ke mbushur 5 vite sot. Faleminderit zot për dhuratën më të bukur që ekziston. Nuk kisha ditur me kërku më shumë. Njeriu im perfekt”, ka shkruar Istrefi krah pamjeve të ditëlindjes ku ka zbuluar dhe se si janë veshur dhe kanë festuar ditën e sotme ajo, Era apo mamaja e saj.

Fansat dhe miqtë e Norës kanë lënë një sërë komentesh duke e uruar për këtë ditë speciale, ndërkohë dhe Roberti i dedikoi më të voglës së tij fjalët më të ndjera duke treguar se si ardhja në jetë e saj i ndryshoi jetën.

(Kosova Sot Online)