E thotë Adelina: Të kesh miq të bukur në pamje dhe në shpirt, është pasuri

  • 04 June 2020 - 13:19
E thotë Adelina: Të kesh miq të bukur në pamje dhe në shpirt, është pasuri

Pothuajse në çdo intervistë të saj, kur pyetet për fansat e saj të shumtë, diva e muzikës  shqipe Adelina Ismaili nuk i quan fansa por miqë të saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Guxoj të them se është e vetmja këngëtare shqiptare që i trajton fansat e saj me kaq respekt edhe publikisht, tamam ashtu si yjet e Hollivudit.

Image

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ismaili ka falenderuar miqtë e saj të cilët e kanë suprizuar me një ëmbëlsirë...

Të kesh miq është kënaqësi. Të kesh miq të bukur në pamje dhe në shpirt, është pasuri. Të kesh mikesha të bukura, me shpirt të bukur, eë çdo ditë krijojnë dhe prodhojnë ëndrrat tona në laboratorin e tyre të së bukures shqiptare, është Anaderm. Dhe kjo tortë , që me dashurinë më të madhe u krijua nga @cherryontopkosove, është dhurata ime për ju! Mburrem me ju, ka shkruar Adelina.

 


(Kosova Sot Online)