Angelina Jolie festojë ditëlindjen më e bukur se kurrë

  • 05 June 2020 - 08:09
Angelina Jolie festojë ditëlindjen më e bukur se kurrë

Angelina Jolie sot feston ditëlindjen e 45-të si një grua beqare, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga Brad Pitt në 2016.

Dyshja dukej se më në fund po rikthejnë miqësinë e tyre në rrugën e duhur para se Brad të ndizte zëra të reja romantike me ish-gruan e tij Jennifer Anison – të cilën ai e mohoi të mashtronte kur u bashkua së pari me Angelin në filmin “Mr and Ars Smith”.

Angelina dhe Brad raportohet se qëndruan ballë për ballë me njëri tjetrin muajin e kaluar për të festuar ditëlindjen e 14-të të bijës së tyre Shiloh në rezidencën e tij në Los Anxhelos ku u takua gjithashtu me djalin Maddox.

Brad dhe Maddox kishin një marrëdhënie të ashpër gjatë viteve të adoleshencës së birit të birësuar, dhe një incident në bordin e një avioni privat midis tyre besohej se ishte goditja e fundit për Anxhelina përpara se ajo të paraqiste divorcin.

Angelina njihet si aktore amerikane, regjisor, dhe humaniste. Fituese e shumë çmimeve , përfshirë një çmim Akademie dhe tre çmime Golden Globe , ajo është cilësuar shumë herë aktorja më e paguar në Hollyëood, duke u bërë kështu inspirim për shumë gjenerata.

Image

(Kosova Sot Online)