Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

  • 05 qershor 2020 - 13:01
Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

Kënga “Sa t’kom dasht” e Nora Istrefit është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare.

Të shumtë kanë qenë figurantët dhe modelet që morën pjesë në klipin e këngës së saj, madje pjesëmarrëse ka qenë edhe një gazetare e njohur.

Bëhet fjalë për Genta Hodon, gazetaren e “Jo vetëm modë”, e cila asokohe ka qenë pjesë e klipit si modele.

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ka ajo folur për këtë eksperiencë dhe ka treguar edhe sa është paguar.

“Kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë“, u shpreh Genta Hodo.

Genta shtoi se Nora nuk është në dijeni të pagesës që ajo ka marrë, shifra e të cilës shkon në 2 mijë lekë.

Para se të punonte në media ajo ka zbuluar se ka punuar fillimisht si banakiare, kamariere apo baby siter.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për sherrin me këngëtarin Seven Saraqi  ku shkas u bë një intervistë.

Genta tregoi se fansat e tij e kanë kërcënuar me jetë.

“Një ditë përpara, më thonë që në jug është Seveni dhe i afrohem dhe i them që do realizojmë një intervistë nesër?! Më thotë ok, më jep numrin e kontaktit dhe më pas i shkruaj, lam një orar dhe nuk më kthente përgjigjie. Shkoj tek hoteli ku më tha se ishte, për të marrë një konfirmim. Nuk e gjej aty, e gjej tek restoranti ku po haja unë darkën. Të kam shkruajtur i thash, s’më ke kthyer përgjigjie, a mund të marr një konfirmim që t’a lëmë xhirimin nesër në 10:00? Ok ok, pa merak… shihemi nesër shihemi nesër, më thotë Seveni. Të nesërmen, bashkë me stafin shkojmë tek hoteli ku ishte ai. Presim, ndërsa Seveni zbret për të ngrënë mëngjesin. I them që po të presim, ja ja sa të mbaroj mëngjesin më thotë Seveni, nga aty zhduket. Pres një orë, 2 orë dhe pastaj e gjeta rastësisht në plazh. Ishte shtrirë, ishte në nerva e sipër se gjatë komunimit me menaxherin e reperit, ky i fundit më thotë që Seveni është i sëmurë. Ti qenke si kokrra e mollës i thash, ai u irritua sepse i dukej se po bëja ironi. Ishte më e pakta sepse po e përmbaja veten tej masa sepse isha në kulmin e nervave. Filloi të kërcënonte kameramanin me thyerjen e kameras, dhe më pas më kërcënoi mua publikisht sepse ne vendosëm t’a publikonim atë në shenjë “proteste” ndaj të tilla sjelljeve që të bëjnë të famshmit shpesh”, tregoi Genta Hodo.

(Kosova Sot Online)