Hajnat grabisin stoli në vlerë mijëra euro në banesën e prezantueses së sportit

  • 07 June 2020 - 15:42
 Hajnat grabisin stoli në vlerë mijëra euro në banesën e prezantueses së sportit

Në pritje të rifillimit të kampionati italian, prezantuesja e njohur sportive e DAZN, Diletta Leotta është përballur me një surprizë të pakëndshme, pasi apartamenti i saj është hapur dhe grabitur nga disa persona të paidentifikuar.

Bëhet fjalë për banesën e bukuroshes italiane në rrugën Como në Milano, që ndodhej në katin e shtatë të një pallati, ndërsa mësohet se hajdutët kanë shfrytëzuar një dritare për t’u futur brenda dhe për të marrë sende me vlerë.

Ata kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë disa ora Rolex dhe bizhuteri të tjera të Dilettës, ndërsa dëmi përllogaritet të kapë shifrat e 150 mijë eurove.

(Kosova Sot Online)