Pas shumë viteve mungesë , Ledina Çelo po rikthehet në skenën muzikore

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 12:29
Pas shumë viteve mungesë , Ledina Çelo po rikthehet në skenën muzikore

Ka vite që Ledina nuk ka sjellë ndonjë këngë, apo projekt muzikor si arsye e kësaj është përkujdes ndaj familjes.

Ajo prej vitesh jeton në Gjermani duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Ajo ka ndarë disa javë më parë momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri.

“Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore.
Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#soon

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on

(Kosova Sot Online)