Humb betejën 1-vjeçare me kancerin, ndahet nga jeta regjisori i famshëm i dy filmave të “Batman”

  • G.G /
  • 24 June 2020 - 09:43
Humb betejën 1-vjeçare me kancerin, ndahet nga jeta regjisori i famshëm i dy filmave të “Batman”

Regjisori i njohur Joel Schumacher është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare pas një beteje 1 vjeçare me kancerin.

Schumacher është regjisor i dy filmave të “Batman”, si edhe filmave të tjerë të njohur “St. Elmo’s Fire”, “The Lost Boys” dhe “Falling Down”.

Regjisori prej më shumë se 1 viti ishte sëmurë me kancer dhe humbi betejën me sëmundjen.

Schumacher e nisi karrierën e tij si kostumograf por u bë një emër i madh në Hollywood.

(Kosova Sot Online)