Kush janë 3 motrat Kara, Kourtni dhe Krista Kardashian?

  • G.G /
  • 26 June 2020 - 12:21
Kush janë 3 motrat Kara, Kourtni dhe Krista Kardashian?

Ju mund të mendoni se dini gjithçka që duhet për familjen Kardashian-Jenner, pasi i keni ndjekur ato në TV dhe media sociale për më shumë se 10 vjet.

Por me siguri nuk keni dëgjuar aspak për emrat Kara, Kourtni dhe Krista Kardashian dhe të gjithë po pyesni çfarë lidhje kanë këto emra me familjen e famshme!

Vajzat janë të afërmet e familjes Kardashian Jenner, madje aq të afërta saqë kanë ndjekur edhe traditën e shkronjës së parë të emrit K.

Krista, Kourtni dhe Kara janë kushërirat e  familjes së pasur dhe u shfaqën në një episod të KUWTK në vitin 2015, kur Kim dhe Khloe udhëtuan në Armeni për 100-vjetorin e gjenocidit armen.

Kim postoi një fotografi të udhëtimit në Instagram, së bashku me shkrimin, “Khloe & Unë sollëm kushërirat Kourtni & Kara Kardashian. Na mungon Krista! Po, ne kemi 3 kushërira që janë motra, emri i të cilave fillon me shkronjën K! LOL”

Me sa duket, kur mungojnë idetë për një emër që të nisë me shkonjën K, thjesht e shqipton ndryshe atë ndaj kemi Kourtni dhe Kourtney…

(Kosova Sot Online)