Kida&Mozzik dorë për dore publikojnë këngën "PP"

  • A.P /
  • 03 July 2020 - 08:12
Kida&Mozzik dorë për dore publikojnë këngën

Reperi i njohur Mozzik dhe këngëtarja simpatike Kida sapo kanë publikuar projektin me titullin “PP” dhe kanë befasuar të gjithë, pasi janë të përfshira jo një, po dy këngë, “Paranoia” dhe “Pishman”.

Projekti erdhi bashkë me videoklip i cili u realizua nga Imagine films me koncept nga Elena Kelmendi, për tekstin u kujdes vet reperi Mozzik dhe Nuk, ndërsa muzika nga Mixey.

Kujtojmë që kjo është kënga e dytë së bashku e Mozzik dhe Kida, artistët në vitin 2015 bashkëpunuan në projektin “Premtimet”.

Më poshtë mund të dëgjoni “PP” e cila s’ka asnjë dyshim që do të hyjë në mesin e hiteve verore.

(Kosova Sot Online)