Dhunoi të dashurën, prokuroria kërkon dënim me 13 vite burg për aktorin turk

  • G.G /
  • 17 July 2020 - 09:57
Dhunoi të dashurën, prokuroria kërkon dënim me 13 vite burg për aktorin turk

Pak ditë më parë bëri bujë në mediat turke lajmi se aktori i njohur Ozan Guven i cili ka luajtur edhe në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, kishte dhunuar të dashurën e tij. Bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Stambollit ka kërkuar dënim deri në 13 vite burg për aktorin.

E dashura e tij, Deniz Bulutsuz pas sherrit mes tyre publikoi foto me zytë e nxirë dhe akuzoi aktorin se e ka sulmuar fizikisht. Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll për motive xhelozie. Ndërkohë Guven dha një version tjetër të ngjarjes. Sipas tij, e dashura e kishte kërcënuar dhe e kishte dhunuar gjithashtu.

Edhe aktori publikoi foto me shenja në trup duke denoncuar të dashurën për sulm.

(Kosova Sot Online)