Dan Bilzerian në Shqipëri? Mega-jahti i miliarderit filmohet në Durrës

  • G.G /
  • 18 July 2020 - 10:57
Dan Bilzerian në Shqipëri? Mega-jahti i miliarderit filmohet në Durrës

Mesdheu është kthyer një nga destinacionet më të preferuara të personave “VIP” në botë. Së fundmi në hartën e ndalimit është pikëtuar edhe Shqipëri, e cila çdo vit ka vizitorë të huaj që zgjedhin vendin tonë për të pushuar.

Por jo më larg se dje, në portin e Durrësit ka stopuar edhe një nga personazhet më të pasur të rrjetit, Dan Bilzerian. Jahti i tij është filmuar në portin e Durrësit, ndërkohë që nga videoja duken vetëm dritat e jahtit dhe dëgjohet muzika e lartë.

Po kush është Dan Bilzerian?

Dan Bilzerian ndiqet pothuajse nga 28 milionë njerëz në llogarinë e tij të Instagramit ku është shumë aktiv, poston shumë foto dhe video të tilla me vajza pothuajse të zhveshura. Bilzerian ka treguar se pasurinë gjatë jetës së tij e krijuar përmes pokerit, ku arriti të bëhej personi më i suksesshëm në botë.

Bilzerian, 38 vjeç, i cili lindi në Tampa, njihet me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”, festat e tij janë të mbushura me alkool, drogë, shumë femra të bukura që shumicën e kohës janë vetëm me bikini, dhe muzikë të lartë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Going through old pics, this book gonna be crazy

A post shared by Dan Bilzerian (@danbilzerian) on

 

(Kosova Sot Online)