Ariana Grande ia 'hupë udhën' n'oborr Rihannës

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 16:38
Ariana Grande ia 'hupë udhën' n'oborr Rihannës

Ariana Grande mori kurorën me mbi 20.5 miliardë shkarkime në platformën Spotify.

Ariana Grande ka shumë arsye për të festuar, pasi Spotify deklaroi se ajo është artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në këtë platformë.

Grande përmes një postimi në Instagram për të falënderuar fansat e saj për përkrahjen e tyre të zjarrtë për arritjen e 20,5 miliardë shkarkime. 

Image

Një pjesë e arsyes pse Ariana arriti këtë rekord është sepse ish mbajtësja e titullit Rihanna vazhdon të mos lansoj muzikë të re.Grande ka nxjerrë tre albume (“Woman Dangerous”, “Sweetener” dhe “Thank U, Next”) në kohën që nga dalja e fundit e albumit të Rihanna-s është në janar 2016 (“Anti”).

Sa për Rihanna, ajo një ditë do të kthehet në rrugë për të sfiduar Grande për epërsinë e Spotify. Ajo i tha ET muajin e kaluar gjatë nisjes së linjës së saj Fenty Skin se ajo ishte “gjithmonë duke punuar në muzikë”.

“Kur të jem gati ta vë në mënyrën në të cilën ndihem e përshtatshme, do të dalë”, tha ajo. “Dhe nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do të ia vlen”, u shpreh ylli i muzikës, Rihanna.

(Kosova Sot Online)