Ibrahimovic dhe Diletta Leotta super çifti i verës 2020

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 15:17
Ibrahimovic dhe Diletta Leotta super çifti i verës 2020

Diletta Leotta dhe Zlatan Ibrahimovic ,  janë super-çifti i verës 2020.

Këtë e zbulon e përjavshmja Chi, e cila në numrin e saj të revistës tregon se gazetarja sportive dhe futbollisti i Milani kanë diçka më shumë se një miqësi midis tyre.

Gjithçka ka nisur kur një kompani fitnesi zgjodhi pikërisht sulmuesin 38-vjeçar dhe bukuroshen italiane si imazh të një spoti publicitar.

Së fundmi raportohet se Diletta dhe Zlatan janë parë të darkojnë në Sardegna

Leotta ka shkuar me pushime në Sadegna me disa miq.

Në të njëjtën periudhë, Ibra u shfaq në Costa Smeralda.

Të dy nuk ishin në të njëjtën shtëpi por suedezi nuk ishte i shoqëruar nga gruaja e tij.

Sipas thashethemeve, të dy darkuan në të njëjtën vend, por me grupe të ndryshme.

Nuk ka foto për të dëshmuar pasi restoranti ku kanë darkuar ka qenë i rezervuar.

Një tezë që mund të jetë e besueshme, pasi në mediat suedeze raportohet se Ibra dhe gruaja e tij janë në prag të ndarjes.

(Kosova Sot Online)