Elvana fillon pushimet, vëmendjen e marrin format e saj trupore
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një destinacion mjaft të frekuentuar për këtë verë, edhe për shkak të pandemisë. Përveç të tjerëve, edhe personazhe të njohur kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e nxehta pranë bregdetit të Dhërmiut, Jalës apo Sarandës.
Një nga këta personazhe duket se është edhe këngëtarja e suksesshme, Elvana Gjata. Mirëpo ndryshe nga të tjerët, Elvana e ka shijuar ndryshe detin. Ajo ka notuar nën ujë për shumë gjatë, duke provuar kështu një eksperiencë fantastike. Por pa dyshim vëmendjen e marrin edhe format trupore të këngëtares.
Në video duken format e saj elegante, për të cilat Elvana është kujdesur gjithmonë.
Ajo ka qenë gjithmonë një nga artistet më në formë dhe më energjike të showbiz-it shqiptar.
(Kosova Sot Online)