Angelina Jolie: Vetëm fëmijët më njohin se kush jam

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 13:31
Angelina Jolie: Vetëm fëmijët më njohin se kush jam

Angelina ka folur për fëmijët e saj.

Aktorja Angelina Jolie së fundmi eshte shprehur se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është.

Jolie në një intervistë për Extra, ka folur më shumë për jetën e saj private, përfshirë edhe filmin e ri “The One And Only Ivan”. Angelina do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lancohet në Disney. Derisa flitej për jetën personale në mesazhin e filmit ajo shtroi se fëmijët janë ata që mund të tregojnë se kush është ajo.

“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo. Kjo deklaratë e aktores vjen pas ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë procedurës së divorcit me Brad Pitt.

(Kosova Sot Online)