Dua Lipa vjen me një ide ndryshe, fton fansat të bëhen pjesë e videoklipit

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 13:44
Dua Lipa vjen me një ide ndryshe, fton fansat të bëhen pjesë e videoklipit

Dua Lipa duket se ka një ide ndryshe për projektin e saj të ardhshëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të realizojë së shpejti videoklipin e këngës “Levitating” nga albumi i fundit, “Future Nostalgia”.  Për këtë projekt ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj.

Ajo shkruan: “Hej djema! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se jam duke punuar në një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë mezi po pres që të shoh se çfarë do të prezantoni.”

Mbetet për tu parë se si do të finalizohet ky projekt ndryshe nga të tjerët.

(Kosova Sot Online)