Këngëtarja shqiptare sërish shtatzënë: S’paska bekim më të madh sesa kjo dhunti

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 16:35
Këngëtarja shqiptare sërish shtatzënë: S’paska bekim më të madh sesa kjo dhunti

Këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu do të bëhet nënë për herë të dytë! Lajmin e ka dhënë vetë Rona përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një pamje të ëmbël nga bregu i detit, duke shijuar perëndimin me të bijën dhe me bebushin që po rritet në bark.

Nuk dihet sa muajshe është, por Rona ka ruajtur ditëlindjen e saj për ta ndarë me botën lajmin e pritjes së ëmbël.

“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh sesa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”, -ka shkruar Rona.

Image


(Kosova Sot Online)