J Balvin tregon tmerrin nga përballja me Covid 19: 'Humba shpresën, mendova se po vdes'

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 11:37
J Balvin tregon tmerrin nga përballja me Covid 19: 'Humba shpresën, mendova se po vdes'

Këngëtari i famshëm latin, J Balvin, ka rrëfyer në Instagram peripecitë që ka kaluar si pasojë e koronavirusit. Ai ka postuar një foto me mjekun që u kujdes për të gjatë kohës që ishte sëmurë.

Këngëtari i famshëm tregon vuajtjet që i shkaktoi Covid-19, J Balvin shkruan se, për një çast e humbi shpresën, si pasojë e simptomave të rënda që kishte nga Covid-19, aq sa mjekët donin ta shtronin në spital.

A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione, si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital.

Këngëtari tregon se para se të infektohej vuante nga ankthi, por virusi ia shtoi më shumë dhe e përkeqësoi gjendjen e tij.

(Kosova Sot Online)