David Dreshaj prezanton këngën e re 'Nuk dua'

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 10:40
David Dreshaj prezanton këngën e re  'Nuk dua'

Ai është një artist i ri por ka mjaft stil dhe siç thotë jeton dhe frymon për të kënduar. Po flasim për super talentin David Dreshaj nga Malësia, i cili sapo ka lansuar projektin më të ri me titull " Nuk dua".

Kënga është punuar nga disa hitbërës të muzikës, ku ka bashkëpunuar me Darko Dimitrov e për tekst në versionin shqip nga Lindon Berisha, e atë anglisht nga Kosta Petrov, e ka një super klip që po shikohet e pëlqehet mjaft.

Davidi ka disa vite që merret me muzikë në mënyrë profesionale ndërsa këndon që kur ishte 4 vjeç. Ai ka mjaft shije dhe stil duke pasur shumë të ardhme e për të pushtuar jo vetëm tregun shqiptar por dhe atë internacional.

(Kosova Sot Online)