Ja pse i pëlqen byreku me petë Ava Max -it

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 16:02
Ja pse i pëlqen byreku me petë Ava Max -it

Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re”, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.

Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në SHBA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.

Planet e Avës ishin që të vinte këtë vit në Shqipëri por për shkak të pandemisë nuk mundi, megjithëse shpreson që të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, vitin e ardhshëm.

Më tej Ava shton se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.

“Dua të vij shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”, u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.

Image

(Kosova Sot Online)