23 vjet pa Lady Dianan, gënjeshtra më e madhe në fotot e Princeshës së Uellsit

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 19:13
23 vjet pa Lady Dianan, gënjeshtra më e madhe në fotot e Princeshës së Uellsit

23 vjet më parë, më 31 gusht 1997, do të humbte jetën në një aksident tragjik Princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë “nëna e shumë nismave filantropike”.

Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësime humanitare jo vetëm e bënë “monarkinë britanike të dukej më njerëzore”, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbarë botës. Dianën, sot e njohin si “Princesha e popullit”. Në një intervistë të realizuar në vitin 1995, dy vjet përpara vdekjes, ajo thoshte se do “t’i pëlqente që të ishte mbretëreshë”.

Image

Martesa e Princeshës Diana dhe Princit Charles është ende ndër temat më të diskutuara sa herë përmendet Lady Diana.

Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për ta, por dita-ditës sa vjen dhe del ndonjë detaj i ri të shumë mistereve që mbuluan historinë e tyre brenda mureve mbretërore.

Fotografitë e çiftit, të bëra kryesisht nga fotografi i familjes mbretërore, tregojnë në fakt, të njëjtën gënjeshtër: princi Charles është më i gjatë se princeshë Diana.

Fotografi, qëllimisht ka dashur të vërë në dukje se Çarls është më i gjatë se Diana, në mënyrë që ai të krijojë përshtypjen e një ‘mburoje’ si dhe ky supozohet të jetë një çift ideal: burri më i gjatë se gruaja.

Vetëm se, kohët e fundit, gazetarët zbuluan “gënjeshtrën” e fotove. Në të vërtetë, Princi Charles dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën lartësi.

Diana “detyrohej” që në foto të qëndronte një shkallë më poshtë ose të peshonte në njërën këmbë për t’u dukur më e shkurtër se Çarls dhe për të treguar pamjen harmonike të çiftit.

Sipas ekspertëve, kjo gjë është bërë posaçërisht për të vënë në dukje statusin e Charles dhe rolin udhëheqës të tij në familje.

Image


(Kosova Sot Online)