Skivi thumbon hitet e 2020-s dhe me tekstet e këngëve e ka “inatin”!

  • G.G /
  • 07 September 2020 - 10:49
Skivi thumbon hitet e 2020-s dhe me tekstet e këngëve e ka “inatin”!

Skivi ka bërë disa kritika të forta për autorët e hiteve të vitit 2020.

Ndonëse ky vit ka qenë i mbushur plot me këngë solo e bashkëpunime nga artitët shqiptarë, reperi mendon se ka qenë viti me i keq që kur ka ekzistuar muzika në Kosovë.

Vetë Skivi nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, po ka punuar për të sjellë projektet e tij.  Reperi ka paralajmëruar një këngë të re që pritet të vijë shumë shpejt, për të cilën ka thënë se do ia vlejë pritja e fansave të tij.

Por për reperin ky vit mund të quhet vit kampion për tekste të këqija në muzikën e Kosovës.

“Bre Vallain, lirisht muj me thon qe sivjet osht vit kampion, me tekste te kqija prej qe ekziston muzika ne Kosove”, ka shkruar ai.

Nuk e dimë nëse ky thumb vjen për ish-kolegët e tij, Majk dhe Getoarin, me të cilët duket se nuk i ka marrëdhëniet e mira pas shkëputjes nga Babastars.

Por mund të jetë edhe një thumb për ato që janë shpallur hite, dhe kryesimin e Mozzik këtë vit, i cili ka klikimet më të mëdha në YouTube.

(Kosova Sot Online)