“Folklore” është bërë albumi i parë në katër vjetët e fundit, që e kryeson toplistën “Billboard 200”

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 16:01
“Folklore” është bërë albumi i parë në katër vjetët e fundit, që e kryeson toplistën “Billboard 200”

Albumi i Taylor Swiftit, “Folklore” është bërë albumi i parë në katër vjetët e fundit, që e kryeson toplistën “Billboard 200” për gjashtë javë rresht.

Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio erdhi si befasi në korrik të këtij viti, dhe është krijuar në bashkëpunim me themeluesin e bendit “The National”, Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff.

Sipas toplistës “Billboard”, Swift tani ka shënuar rekord të qëndrimit për më së shumti javë në pozitën e parë, që nga lansimi i albumit të reperit Drake, “Views” në vitin 2016.

“Folklore” po ashtu e mban rekordin e albumit të vetëm jo R&B ose hip-hop nga një artiste femër, i cili e ka shënuar një sukses të këtillë, që nga lansimi i albumi “25” nga ylli i muzikës Adele.

Dominimi i këtij incizimi në toplistat muzikore do të thotë se, Swift tani barazohet me ikonën e muzikës, Whitney Houston, si artistja me albumin që ka qëndruar më së shumti javë në maje të toplistës “Billboard”. Të dyja artistet i kanë kaluar nga 46 javë në pozitën e parë të kësaj liste, gjatë karrierës së tyre muzikore.

Albumi i vetëm i Taylor Swiftit që nuk është pozicionuar në vendin e parë, ishte ai me të cilin këngëtarja debutoi në muzikë në vitin 2006.

Image


(Kosova Sot Online)