‘Je bërë si transvestit’, Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 08:52
‘Je bërë si transvestit’, Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo publikon shpesh foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria, të cilat marrin komente të shumta nga ndjekësit.

Mirëpo, përpos komplimenteve, Jonida përballet dhe me komente të pakëndshme, të cilave vendos t’iu kthejë një përgjigje.

Kështu ka bërë së fundmi, teksa një nga ndjekëset e saj e ka quajtur “transvestit” publikisht.

"Je bërë si transvestit, me të kap ty zëre se ke kapur trans”, i ka shkruajtur ajo në disa foto të publikuara së fundmi nga këngëtarja.

 “Më mirë vetëvetja se sa ti prototip i vulgaritetit”, ka replikuar Jonida.

(Kosova Sot Online)