'Victoria ishte në panik', ja ku e morën Covid-19 çifti Beckham

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 10:32
'Victoria ishte në panik', ja ku e morën Covid-19 çifti Beckham

Çifti i njohur, Beckham në muajin mars të këtij viti, u infektuan me coronavirus.

Në mediat e huaja, thuhet se David dhe Victoria Beckham se kanë udhëtuar më 4 mars, drejt Britanisë, për të festuar 21-vjetorin e djalit të tyre, Brooklyn. 

Por, sapo janë kthyer në Miami më 11 mars, futbollisti është ndjerë keq, së bashku me ish-yllin e “Spice Girl”, që kishte një dhimbje të fytit dhe temperaturë të lartë.

“Victoria me të vërtetë ishte në panik”, thuhet në mediat e huaja, duke shtuar se e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore.

Pas rikuperimit të tyre nga COVID-19, Victoria dhe David thuhet se kishin bërë teste për të siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali.

(Kosova Sot Online)