Në pritje të bebushit të dytë, “Hyrrem” fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 11:20
Në pritje të bebushit të dytë, “Hyrrem” fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!

Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël. Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare e cila quhet Lara.

Teksa i është përkushtuar biznesit të saj në Berlin, aktorja shumë e dashur për publikun është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Gjatë hapjes së lokalit të saj, Meryem u shfaq e veshur me një këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata.

Barku i saj i rrumbullakosur ra shumë në sy dhe aktorja dukej tepër e lumtur, teksa buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”- ka treguar më herët Meryem.

(Kosova Sot Online)