Lexoni edhe:
Remzie Osmani më në formë se kurrë sot feston ditëlindjen
Butrint Imeri është jo vetëm një nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, por është gjithashtu edhe një nga çunat më të bukur të showbizit.
Rrjedhimisht 24-vjeçari është shumë i pëlqyer nga gocat dhe tepër i komentuar.
Megjithatë, ai nuk na ka konfirmuar vetë asnjëherë ndonjë lidhje duke na vendosur shpesh në dyshime sapo shihet në shoqërinë e ndonjë vajze.
Remzie Osmani më në formë se kurrë sot feston ditëlindjenLexoni edhe:
Padyshim, romanca për të cilën është komentuar më gjatë dhe vijon ende të komentohet është ajo me moderatoren Kiara Tito, ndonëse vetë e kanë mohur gjithnjë diçka të tillë.
Së fundmi, artisti ndodhet në Paris, prej nga ku ka ndarë disa video me fansat e tij, por vëmendjen e mori videoja e fundit.
Ai shfaqet në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.
Padyshim nuk mund të themi dot se kush, por pyetjet janë të shumta: Kush është vajza? Pse kanë shkuar në Paris? Shokë apo më shumë? Prej sa kohësh?
(Kosova Sot Online)