Kush do ta dëshironte një nuse si Tayna!

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 17:31
Kush do ta dëshironte një nuse si Tayna!

Tayna është një ndër artistet më aktive në rrjete sociale, e cila vazhdimisht sjell imazhe nga përditshmëria e saj.

Rep-artistja, së fundi e ripostpoi imazhin tërheqës në bikini ngjyrë portokalli, të cilin e realizoi disa muaj më parë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”, kishte shkruar atëherë Tayna, ndërsa tani thotë se vazhdon të jetë ende e tillë.

Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës titullohet “Qe qe”, këngë me të cilën po qëndron në krye të tabelave.

Aktualisht, reperja është duke qëndruar për pushime në Amerikë, ku edhe po e shijon suksesin e këngës së re.

Image

(Kosova Sot Online)