“Këtu i ruaja lopët”, Emina Çunmulaj kujton kohën e fëmijërisë

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 19:12
“Këtu i ruaja lopët”, Emina Çunmulaj kujton kohën e fëmijërisë

Emina Cunmulaj ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

MAL I ZI- Emina Cunmulaj është modelja shqiptare që pavarësisht se ka një jetë që të gjithë ëndërrojmë në Amerikë, nuk harron se ku është lindur dhe rritur. Këtë e vërtetojnë dhe veprat e saj, i fundit ishte rasti i zgjedhjeve në Mal të Zi, për të cilin Emina fluturoi 12 orë vetëm të votonte.

Image

Ajo ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.

Image

Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

(Kosova Sot Online)