E kujtoni Bihterin? Ajo fotografohet në spital bashkë me burrin

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 16:15
E kujtoni Bihterin? Ajo fotografohet në spital bashkë me burrin

Aktorja e njohur turke, Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu janë fotografuar së fundmi duke dalë nga spitali.

Të pyetur nga gazetarët, bashkëshorti i aktores i siguroi të gjithë se ata janë shumë mirë dhe bënë një kontroll.


Gazetarët e pyetën Dogulun mos ky kontroll kishte të bënte me koronavirusin, por ai u përgjigj se ishte thjesht një kontroll i përgjithshëm.

“Jo, Zoti na ruajt”-tha Dogulu. Kujtojmë që Beren Saat dhe Kenan Dogulu kanë pasur një kri zë në martesën e tyre, por së fundmi u ribashkuan dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Image

(Kosova Sot Online)