Pse njerëzit mendojnë se babai i fëmijës së Gigi-t nuk është Zayn Malik?

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 16:19
Pse njerëzit mendojnë se babai i fëmijës së Gigi-t nuk është Zayn Malik?

Gigi Hadid dhe Zayn Malik do të bëhen prindër dhe me sa thuhet bebi është vajzë. Mirëpo, si gjithmonë njerëzit do ta gjejnë diçka për t’u marrë. Kështu iu drejtuan Instagramit të ish-it të Gigi-t, Tyler Cameron. Në një video live të tij, nuk munguan komentet që e uronin për shtatzëninë e Gigi-t, pasi të shumtë janë skeptikët që thonë se fëmija nuk është i Zayn, por i Tyler.

Rikujtojmë që Gigi dhe Tyler patën një romancë të shkurtër verën e kaluar. Lidhja u bë publike në gusht dhe përfundoi në tetor, kohë kur Gigi ishte ndarë nga Zayn. Megjithatë, mjafton të bësh disa llogari të thjeshta për të kuptuar nëse fëmija është i Zayn apo i Tyler.

Image

Sipas raportimeve, modelja është 20 javëshe shtatzënë, që i bie të ketë ngelur shtatzënë në fillim/mes të dhjetorit, kohë kur ishte rikthyer me Zayn. Ndërkohë që romanca e Tayler mori fund në fillim të tetorit. Kështu që nuk ka më vend për dyshime.

Megjithatë, njerëzve u pëlqen të krijojnë drama online. E njëjta gjë ndodhi edhe me Kylie Jenner, kur pasi solli në jetë të bijën thuhej se i ati nuk ishte Travis Scott, por ish-i i saj Tyga.

(Kosova Sot Online)