Si në filma i gjejnë pistoletën me 23 plumba në veturë, ja çfarë thotë Fjolla

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 18:07
Si në filma i gjejnë pistoletën me 23 plumba në veturë, ja çfarë thotë Fjolla

Pasi u arrestua në pikën kufitare të Morinës për armëmbajtje pa leje, këngëtarja shqiptare Fjolla Morina u dërgua në paraburgim por aty gjendja e saj shëndetësore pësoi një kthesë të papritur dhe më pas u transportua për në spitalin e Kukësit.

Ajo ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj. Pistoleta i është gjetur këngëtares në çantë dhe ajo ka pranuar se e kishte harruar në çantë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”,-u shpreh ajo.

Image


(Kosova Sot Online)