Çfarë i kishte dhënë Alicia Keys - Christina Aguileras!

  • A.P /
  • 22 shtator 2020 - 17:44
Çfarë i kishte dhënë Alicia Keys - Christina Aguileras!

Këngëtarja 39-vjeçare, Alicia Keys, e ka zbuluar së fundmi se me ta shkruar këngën “If I Ain’t Got You”, fillimisht kishte menduar t’ia jap atë Christina Aguileras, por më pas ishte bindur ta interpretojë vet këngën e cila u shndërrua në një prej hiteve më të njohura, që e definon karrierën e saj muzikore.

Për portalin “Stereogum”, Keys tha: “Christina më kontaktoi dhe më pyeti nëse mund t'ia shkruaja një këngë. Me ta dëgjuar zërin e saj të fuqishëm, u mahnita dhe e dija se mund ta shkruaja ndonjë këngë të jashtëzakonshme për të. Por, koha kaloi dhe unë nuk e kisha përmbushur premtimin tim ende. Kur labeli muzikor më pyeti nëse kisha diçka gati për Christinan, mu kujtua se së fundmi e kisha përfunduar këngën 'If I Ain't Got You'. Kështu më lindi ideja që t’ia dërgoja asaj këtë këngë, por studioja incizuese A&R me të cilën unë bashkëpunoja më ndaloi. Ata më thanë se kjo ishte një çmenduri dhe se këngën duhej ta këndoja unë.”

Image

Alicia ka punuar me 39-vjeçaren Christina Agurilera, në albumin e vitit 2002 të pop yllit, “Stripped”, dhe e përshkroi këtë bashkëpunim si një eksperiencë të këndshme.

“Ishte një bashkëpunim shumë cool dhe i këndshëm, dhe më vjen mirë që kemi pasur mundësi të punojmë së bashku gjatë asaj kohe. Por, kurrë nuk do ta harroj faktin se unë isha gati për t’ia dhënë këngën time 'If I Ain't Got You'. A nuk është kjo një çmenduri? Pra, kjo është një histori e mirë prapa këtij hiti”, shtoi tutje kantautorja Keys, e cila e lansoi albumin debutues “Sons in A Minor” në vitin 2001.

E lansuar në vitin 2004, “If I Ain’t Got You” konsiderohet një prej hiteve më të suksesshme të Alicia Keysit. Kënga i numëron rreth 222 milionë klikime në platformën digjitale YouTube.

(Kosova Sot Online)