Tronditet aktorja nga Kosova: Hajnat i hynë në shtëpi dhe i vjedhin stoli ari

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 18:12
Tronditet aktorja nga Kosova: Hajnat i hynë në shtëpi dhe i vjedhin stoli ari

Mbrëmjen e djeshme, një banesë në Prishtinë është grabitur nga një person i armatosur, ndërsa në këtë banesë ka qenë duke jetuar njëra nga femrave më të komentuara në shtypin tonë rozë.

Në banesën e cila rreth orës 23:45 është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje, ka jetuar Arta Elezaj së bashku me një shoqe të saj, emiri së cilës për shkaqe konfidenciale mbetet anonim.

Në raport thuhet se i janë marrë vetëm stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total ende nuk dihet sakt. Sipas raportit të policisë i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Image

(Kosova Sot Online)